Bëri shqiponjën me duar në stadiumin e Katarit, flet tifozja shqiptare: Serbët u tërbuan pasi…

Futboll

Bëri shqiponjën me duar në stadiumin e Katarit, flet tifozja shqiptare: Serbët u tërbuan pasi…

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 11:13
Mahalla

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta, tensione, festime të çmendura edhe zënka. “Helvetët” kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Serbia u eliminua në fazën e grupeve.

Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.

Shqiptarja u shoqërua nga rojet e sigurimit pasi veprimi i saj nuk iu pëlqeu serbëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë.

Mahalla u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat