Shtypi gjerman: Veprim i zgjuar i Xhakës me fanellën

Futboll

Shtypi gjerman: Veprim i zgjuar i Xhakës me fanellën

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:27
Granit Xhaka

Katër vjet pas skandalit të shqiponjës dykrenore në Kupën e Botës 2018, zvicerani Granit Xhaka bëri sërish bujë në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Serbisë. Këtë herë, 30-vjeçari profesionist i Arsenalit tregoi një gjest të bujshëm dhe një veprim të paqartë me fanellën.

Katër vjet pas skandalit të shqiponjës dykrenore në Kupën e Botës 2018, zvicerani Granit Xhaka bëri sërish bujë në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Serbisë. Këtë herë, profesionisti 30-vjeçar i Arsenal FC ka treguar një gjest të bujshëm dhe një veprim të paqartë të fanellës, që mund të kuptohet edhe si mesazh për pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, ky veprim i ish-profesionistit të Bundesligës nga Borussia Mönchengladbach pas fitores 3-2 ndaj Serbisë ishte aq i zgjuar të premten në mbrëmje, saqë shoqata botërore FIFA vështirë se mund ta ndjek penalisht për të.

Xhaka me fanellën e shokut të skuadrës – që ka të njëjtin emër të një luftëtari të pavarësisë

Ndërsa zvicerani brohoriste kolektivisht për të arritur në fazën e 16-të, Xhaka veshi fanellën e bashkëlojtarit të tij Ardon Jasharit, me emrin e tij përpara. 20-vjeçari nga FC Luzern është pjesë e skuadrës së Zvicrës në Katar , i cili nuk është inkuadruar në tri ndeshjet e raundit paraprak.

Jashari është edhe emri i një luftëtari të pavarësisë që luftoi për pavarësinë e Kosovës nga Serbia në vitet 1990. Adem Jashari themeloi milicinë separatiste shqiptare "Ushtria Çlirimtare e Kosovës" (UÇK) dhe vdiq në vitin 1998, në një operacion të njësive serbe.

I pyetur për veprimin e tij, Xhaka pohoi në konferencën për media pas ndeshjes: “Padyshim që nuk ishte një mesazh politik.” Jashari është një lojtar i ri me të cilin stërvitet çdo ditë dhe që i kujton fillimet e karrierës së tij. “I kam thënë para ndeshjes që nëse shënoj gol ose fitojmë, do t’ia vesh fanellën”, ka thënë Xhaka.

Xhaka kap dhe ua tregon organin e tij seksual serbëve 

Ashtu si bashkëlojtari i tij Xherdan Shaqiri, edhe familja e kapitenit të Zvicrës është nga Kosova. Republika është e pavarur që nga viti 2008, megjithatë Serbia ende e konsideron atë pjesë të territorit të saj. Për shkak të këtij konflikti, ka ndodhur një skandal i madh në ndeshjen e Kupës së Botës mes Zvicrës dhe Serbisë katër vjet më parë, sepse Xhaka dhe Shaqiri i festuan dy golat e tyre në fitoren 2-1 të Zvicrës me një gjest të shqiponjës dykrenare – simbol i pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Të dy u gjobitën nga FIFA në atë kohë.

Xhaka dhe Shaqiri u fishkëllyen nga tifozët serbë teksa u lexuan listat e ekipeve gjatë ndeshjes së nxehtë të së premtes mbrëma. Shaqiri festoi golin e tij për të shënuar rezultatin 1-0 duke mbajtur gishtin në buzë. Xhaka u përplas me grupin rezervë të serbëve në pjesën e dytë. Ai ka kapur organin gjenital të tij dhe tani mund të ndiqet penalisht për këtë gjest.

Krahas këtyre dy skenave, në lojë pati gjithsej njëmbëdhjetë kartonë të verdhë dhe gjithashtu një formacion masiv pak para fundit pranë portës së Serbisë. Megjithatë, Xhaka tha: “Ishte një lojë me shumë emocione – por mjaft e drejtë në përgjithësi”. 

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat