Deschamps nuk bën më shaka, Lewa udhëheq polakët

Futboll

Deschamps nuk bën më shaka, Lewa udhëheq polakët

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 15:37
Deschamps

Deschamps nuk bën më shaka, Lewa udhëheq polakët!

Franca dhe Polonia përballen për fazën e 1/8-tave në Kupën e Botës teksa “Gjelat” vijojnë misonin e tyre për të ruajtur statusin e Kampionëve të Botës në fuqi.

Trajneri Didier Deschamps ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm teksa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Upamecano dhe Varane ndërsa në mesfushë çelësat i besohen Rabiot me Tchouameni teksa përpara rreshtohen Dembele, Mbappe dhe Giroud.

Nga ana tjetër, edhe te Polonia aktivizohen titullarët e zakonshëm me Glik që udhëheq mbrojtjen, Zielinski në mesfushë dhe sigurisht Lewandowski në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat