Behgjet Pacolli reagon ashpër për Granit Xhakën

Futboll

Behgjet Pacolli reagon ashpër për Granit Xhakën

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:09
Behgjet Pacolli r

Mendimi i analistes dhe aktivistes Zana Avdiu vazhdon që të jetë aktual nëpër Kosovë

Avdiu e kishte kritikuar gjestin e futbollistit Xhaka, që mbron ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës, ku në minutat e fundit ai kap “organin gjenital të tij” dhe ia drejton bankinës serbe, derisa e kishte quajtur “gjest prej rrugaçi”.

Kjo ka nxitur reagime të ndryshme nëpër rrjetet sociale, madje edhe të vetë babait të Granitit, Ragip Xhaka.

I fundit që ka reaguar është ish Presidenti i Kosovës dhe biznesmeni, Behxhet Pacolli, i cili ka thënë se “siç po shifet Graniti nuk është rrugaç”.

“Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj.

Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat