Azpilicueta tregon pse refuzoi Barcelonën

Futboll

Azpilicueta tregon pse refuzoi Barcelonën

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:10
Azpilicueta tregon pse refuzoi Barcelonën

Cesar Azpilicueta ka shpjeguar pse e refuzoi kalimin në Barcelonë për ta vazhduar kontratën që e lë atë të lidhur edhe më tutje për Chelsea

Mbrojtësi 33 vjeçar dukej që po shkonte drejt fundit të kontratës së tij me skuadrën nga Stamford bridge, pasi që ajo skandonte në fund të këtij sezonit, por kapiteni i skuadrës nga Londra Perëndimore nënshkroi kontratë të re që e la atë në këtë skuadrës deri më 2024.

Azpilicueta beson se qëndrimi në Angli është një vendim i duhur, pavarësisht se për të ka pasur interesim në vendin e tij amëtar, me kapitenin e klubit të Chelsea që është i lumtur së është afër për të bërë 500 paraqitje për Blutë.

Azpilicueta i ka thënë Cadena Ser që vendosi të luajë në Premier Ligë kur u vendos për pronarët e rinj. “Në Chelsea, nëse do të kisha luajtur më pak së 30 ndeshjen dhe pastaj do të isha lojtar pa kontratë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në jetën time. Pronarët e rinj arritën dhe ata me treguan dëshirën e tyre që unë të qëndroj”, tha ai.

“Londra është shtëpia e ime dhe fëmijët e mijë më mirë flasin anglisht së spanjisht. Kur e mora vendimin, mendoj që Xavi e kuptoi këtë. Nëse jeni të qartë, ata e kuptojnë këtë gjë”, tha mbrojtësi kur foli për refuzimin që të kalojë në Kataloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat