Ky që shau me nënë shqiptarët, dikur ishte në krah të Arkanit! Le ta sheh edhe FIFA

Futboll

Ky që shau me nënë shqiptarët, dikur ishte në krah të Arkanit! Le ta sheh edhe FIFA

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:42
Stojkoviq në krah të kriminelit Arkan

Dragan Stojkoviq - Piksi, ish futbollist i skuadrës famëkeqe Cërvena Zvezda e Beogradit dhe tani selektor i Serbisë, dikur ishte në krah të kriminelit të luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan, ky i fundit u vra nga vet serbët me 15 janar të vitit 2000. 

Ish futbollisti Stojkoviq, Ishte pjesë e klubit, që gjithmonë urren shqiptarët, pjesë e klubit që ka dërguar shumë tifozë famëkeq të saj “Delija” në luftëra në ish Jugosllavi, duke bërë gjenocid ndaj boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve.

Stojkoviq të premten që e lamë pas, u dëgjua hapur duke sha me nënë shqiptarët, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Mendësia e tij ka të bëj ekskluzivisht me politikën e ish klubit të tij, Zvezda, dhe sharjet e tij nuk janë të rastësishme por të gatuar prej dekadash.

Fakti më i mirë e lustron edhe fotografia se kush është Dragan Stojkobviq dhe në krah të kujt ka qenë, pra të Arkanit.

Arkani në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta, ka qenë brenda klubit famëkeq Zvezda.

Sharjet e Stojkoviqit janë të turpshme dhe FIFA nuk duhet ta durojë por ta dënojë rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat