Ishte hakmarrja për mikun e tij!

Futboll

Ishte hakmarrja për mikun e tij!

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:29
Hakim

Nje kercim pas golit vendimtar, ate penallti qe ishte nje clirim i duhur… Por, Hakimi duket se kishte pergatitur gjithcka me shokun e tij te PSG. Po flasim per Ramos, per te cilin tha se “eshte mbrojtesi me i forte ne bote” teksa po ate dite ne listen e Enriques per ne Boteror nuk do te kishte vend per legjenden e Real Madrid.

Keshtu, Hakimi priti momentin dhe pikerisht perpara syve te Enriques beri ate kercim qe e kishte bere edhe me Ramos. Shume nuk e kuptuan por ne fakt ishte drejtuar pikerisht Enriques qe la jashte nje si Ramos… Dhe nje revansh ndaj Spanjes per t’i treguar se beri mire qe dikur e refuzoi!

Hakimi dhe e shkuara spanjolle – I lindur në Madrid dhe i rritur te akademia e Real Madrid, sot Achraf Hakimi është jo vetëm një lojtarë përcaktues te përfaqësuesja e Marokut, që po shkruan historinë, por edhe idhulli dhe shpresa e një kombi që me futbollin jeton.

Histori e futbollit, sot njeh miliona apo me shumë faqe, e ndër to nuk është e vështirë të gjesh lojtarë të cilët kanë vendosur të ndryshojnë kombësi dhe të përfaqësojnë ngjyrat e shtetit ku kanë lindur dhe jo të origjinës së tyre, por ky nuk është rasti i Hakimi-t.

Mbrojtësi 24-vjeçar është një nga lojtarët më të mirë të momentit, jo vetëm në Katar. Edhe pse në moshë të re, ai ka shëtitur në disa nga klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër, si Real Madrid, Borussia Dortmund, Inter dhe aktualisht te Paris SG.

Ai është bashkuar me përfaqësuesen e Marokut që në moshën 17-vjeçare, ku ka luajtur për ekipet e moshave, ndërsa ka debutuar me ekipin e parë më 11 tetor të vitit 2016 në një sfidë kundër Kanadasë, ndërsa sot, pas 6 vitesh ai numëron në total 58 prezenca dhe 8 gola.

Të refuzosh Spanjën nuk është e lehtë, pasi po flasim për një përfaqësuese me shumë traditë në kompeticionet madhore, por Hakimi tregoi në Katar se, gjërat e lehta mbeten të lehta, por që të jesh dikushi, duhet të guxosh dhe të sakrifikosh, për fanellën…që gjaku e thërret.

Achraf Hakimi të martën mundi në raundin e 1/16-ave ata të cilët vite më parë i propozuan fanellën dhe sot në Marok ai është idhulli i të gjithëve, pasi pasioni dhe historia nuk blihen, por fitohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat