Gvardiol me fjalë të mëdha pasi eliminuan Brazilin

Futboll

Gvardiol me fjalë të mëdha pasi eliminuan Brazilin

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 20:59
Gvardiol me fjalë të mëdha pasi eliminuan Brazilin

Kroacia eliminoi Brazilin në çerekfinale të Kupës së Botës pas gjuajtjeve të penalltive.

Loja e rregullt u mbyll 0-0, ndërsa në vazhdime shënuan Neymar dhe Bruno Petkoviç.

Mbrojtësi kroat Josko Gvardiol luajti edhe një tjetër ndeshje të mrekullueshme dhe 20-vjeçar ndau një selfie me Mario Pasalic nga dhoma e zhveshjes.

Ai përdori një një varg nga kënga e famshme e tifozëve: “Çfarë ishte Brazili? Tani është Kroacia!”.

Në gjysmëfinale, Kroacia do të luajë kundër Argjentinës ose Holandës, të cilët do të luajnë sonte në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat