Tite e mbyll me Brazilin dhe paralajmëron revolucion

Futboll

Tite e mbyll me Brazilin dhe paralajmëron revolucion

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:04
Tite e mbyll me Brazilin dhe paralajmëron revolucion

Brazili është zyrtarisht pa trajner, Ashtu siç kishte deklaruar prej shumë kohësh, Tite nuk do të jetë më në drejtimin e “seleçaos” pas eliminimit nga Botërori. Trajneri e ka konfirmuar këtë vendim në konferencën për shtyp pas sfidës së humbur me penallti përballë Kroacisë.

“Ishte humbje e dhimbshme, por largohem në paqe me veten time. Ky është fundi i nëj cikli. E kisha thënë këtë mbi një vit e gjysmë më parë, nuk jam një njeri që ndryshsoj fjalët. Nuk po luaja për të fituar dhe më pas të bëja dramë për të qëndruar, kushdo që më njeh e di.

Cikli ka mbaruar, siç thashë më herët, e kam thënë tashmë më shumë se një vit e gjysmë më parë. Ishte një proces. Kupa e mëparshme ishte një proces rikuperimi i formimit të ekipit dhe tani ka pasur një sekuencë të tërë.

Performanca mbi të cilat të bëni vlerësimin, tani është e dukshme.

Koha mund të përgjigjet më mirë për atë që kam lënë. Dhimbja, sado njerëzore, koherente, apo e ndërgjegjshme të jetë, emocionet janë të prekshme. Unë nuk jam në gjendje të vlerësoj të gjithë punën e kryer. Me kalimin e kohës do ta bëni këtë vlerësim. Nuk e kam këtë aftësi tani pas një eliminimi”, tha trajneri i cili mbyll karrierën e tij me “seleçaon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat