Tension në tunelin e dhomave të zhveshjes

Futboll

Tension në tunelin e dhomave të zhveshjes

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
Tension në tunelin e dhomave të zhveshjes

Sergio Aguero shpërthen në tunelin e dhomave të zhveshjes, pas ndeshjes Holandë-Argjentinë. Ish-sulmuesi i Manchester City dhe Barcelonës shkon direkt nga tribuna për të festuar me bardhekaltrit, pas atij triumfi dramatik.

Holandë-Argjentinë “dekretoi” kualifikimin në gjysmëfinale të kombëtares së Scalonit. Një lojë e pafund, plot emocione, por mbi të gjitha tensione. Avantazhi 2-0 i “Seleccion” deri në minutën e 73-të dukej se kishte mbyllur historinë e kësaj çerekfinaleje të “Katar 2022”, por portokallinjtë nuk u dorëzuan. Brenda pak minutash, hyrja e Weghorst në fushë ndryshoi gjithçka.

Sulmuesi, autori i dopietës që barazoi rezultatin në 2-2 dhe mbi të gjitha e dërgoi ndeshjen në kohën shtesë e më pas te penalltitë, ishte protagonist absolut në fushë. Sipas Lionel Messit, i cili foli para kamerave, lojtari holandez në fjalë kishte një qëndrim provokues qysh në momentin që hyri në fushë. “Numri 19 hyri dhe filloi të na provokonte, të na acaronte, të na tregonte gjëra pa lidhje”, – ka shpjeguar vetë Messi menjëherë pas përplasjes së ndodhur para kamerave.

Zemërimi dhe zhgënjimi ndaj Weghorst përfshiu edhe Sergio Agueron. ‘Kun’ ishte në stadium dhe në fund të lojës doli në fushë për të festuar me lojtarët, por në tunel u gjend në një moment ku mes Weghorst dhe Messit kishte kaos, ndoshta rezultat i një keqkuptimi.

Weghorst donte një fanellë, Messi mendoi se kishte ide të tjera, ndaj lindi tensioni. Ish-sulmuesi i Manchester City donte t’i sqaronte disa gjëra. “Kur pashë qëndrimin e holandezit, u hodha dhe fillova të flisja me të. I thashë të heshte dhe paç fat”, – sqaroi Kun duke qeshur në studion e ESPN, pas asaj që ndodhi.

Aguero gjithashtu bëri disa postime në Twitter gjatë ndeshjes, shumica kundër arbitrit spanjoll, shumë të kritikuar në Argjentinë. “Sa i pëlqen këtij arbitri të tërheqë vëmendjen, o Zot”, – shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër habitej nga koha shtesë: “10 minuta???” “Kun” vazhdoi me historinë e përplasjes verbale të tij me Weghorst: “Pasi i thashë të mbyllte gojën, ai më tha se nuk kishte punë me mua. Pastaj iu përgjigja: As ti nuk ke punë me Messin”.

Ballafaqimi mes të dyve u filmua nga kamerat, të pranishëm ishin edhe lojtarë të tjerë si Lautaro Martinez dhe Paredes, të cilët e shikonin Agueron gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të kuptonin se çfarë donte të bënte.

“Kun” thjesht donte t’i bënte gjërat të qarta, duke u përpjekur të qetësonte Weghorst, i cili tha se ishte i mërzitur nga trajtimi i marrë nga “Pulce” pas keqkuptimeve në fushë. “Unë shkova tek Messi në fund të lojës për një shtrëngim duarsh dhe ai refuzoi, – tha lojtari holandez. – Më tha edhe diçka që nuk tingëllonte shumë mirë, edhe pse nuk di spanjisht, më zhgënjeu shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat