Vdekja e gazetarit, vëllai i tij me akuza të rënda

Futboll

Vdekja e gazetarit, vëllai i tij me akuza të rënda

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:12
Wahl

Një gazetar i njohur sportiv nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar.

48-vjeçari Grant Wahl u rrëzua papritur teksa po shikonte ndeshjen Holandë-Argjentinë mbrëmjen e së premtes.

Pas këtij lajmi tragjik ka reaguar edhe vëllai i tij Erik Wahl.

Ai u shpreh se vëllai i tij ishte kërcënuar dhe se dyshon që e kanë vrarë .

” Unë quhem Erik Wahl. Unë jetoj në Seattle dhe jam vëllai i Grant. Unë jam homose*sual dhe jam arsyeja pse ai veshi fanellën shumëngjyrëshe në Kupën e Botës.

Vëllai im ishte i shëndetshëm. Ai më tha se kishte marrë kërcënime me vdekje.

Nuk mendoj se vëllai im ka ndërruar jetë, mendoj se është vrarë dhe vetëm kërkoj ndihmë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat