Maroku kërkon befasinë

Futboll

Maroku kërkon befasinë

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Maroku kërkon befasinë

Marok-Portugali është çerekfinalja e tretë në Kupën e Botës. Kombëtarja afrikane pasi eliminoi Spanjën, synon befasinë edhe përballë portugezëve.

Trajneri Fernando Santos i Portugalisë, ka ulur sërish në stol Cristiano Ronaldon, ndërsa aktivizohet heroi i ndeshjes ndaj Zvicrës, Goncalo Ramos.

Titullar për luzitanët është edhe Bernardo Silva, Bruno Fernandes apo Dalot , ndërkohë që Cancelo do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Nga ana tjetër, trajneri Regregui hedh në fushë më të mirët me En-Nesyri, Hakimi, Ziyech, Amrabat apo Boufal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat