Tifozi nxirret jashtë pasi bën gjestin e turpshëm ndaj Ronaldos

Futboll

Tifozi nxirret jashtë pasi bën gjestin e turpshëm ndaj Ronaldos

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 19:51
Tifozi nxirret jashtë pasi bën gjestin e turpshëm

Një tifoz është përjashtuar gjatë ndeshjes çerek-finale të Kupës së Botës, midis Portugalisë dhe Marokut pasi hodhi ujër drejt Cristiano Ronaldos.

Ngjarja e paprecedentë ndodhi teksa Ronaldo po pozicionohej në stol, pas vendimit të trajnerit Fernando Santos, për ta nisur ndeshjen pa “yllin luzitan”.

Burri i paidentifikuar është përballur me tifozët e tjerë, pas atij xhesti të turpshëm ndaj Ronaldos dhe pas tifozëve ishte rradha e sigurimit për të ndërhyrë, duke e nxjerrë jashtë tifozin “problematik”.

Ronaldo hyri si zënvendësues në minutën e 51’, të ndeshjes ndaj Marokut por pa mundur dot të bëjë diferencën, në fushën e lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat