Çështja e stolit, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare debuton ndaj Polonisë

Futboll

Çështja e stolit, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare debuton ndaj Polonisë

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Kombëtarja shqiptare ka përpara kualifikueset e Europianit 2024,i cili do të zhvillohet në Gjermani. Ndeshjet e para do të nisin nëmuajin mars, aty ku kuqezinjtë do të përballen me Poloninë nëtransfertë.

Por problemi që duhet zgjidhur për ekipin kombëtarështë çështja e trajnerit, pasi aktualisht stoli është bosh dhe ende nuk është zyrtarizuar asnjë drejtues i ri.

Ndërkohë në miqësoret efundit, me Armeninë dhe Italinë ishte në krye Edi Reja dhe këtody ndeshje nuk u shfrytëzuan për t’i dhënë mundësinë trajnerit tëri që të provonte lojtarët e përfaqësueses.

Dy ndeshjet e fundit udogjën me Rejën dhe nëse vjen një teknik i ri, ai do të debutojëdirekt me Poloninë, në një ndeshje kualifikuese, pasi në janardhe në shkurt, vështirësia për të organizuar një takim miqësorështë tepër e madhe pasi datat nuk janë të lira nga FIFA dheklubeve nuk ju intereson më së shumti që t’i lejojnë lojtarët përtë tilla ndeshje.

Pra, mes kandidatëve si Ilir Daja apo EstebianKambiaso, apo Di Biaxho deri diku, kushdo që të vijë në krye tëShqipërisë, do të debutojë me Poloninë, një ndeshje tepër erëndësishme për kualifikimin në Europianin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat