Shaw drejt La Ligës

Futboll

Shaw drejt La Ligës

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:30
Shaw drejt La Ligës

Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e Manchester United, Luke Shaw, raportojnë mediat britanike.

Trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez dëshiron ta forcojë repartin e mbrojtjes, dhe Shaw thuhet se është në listën e teknikut spanjoll.

27 vjeçari është duke shkuar kah fundi i kontratës me ‘Djajtë e Kuq’, dhe duket se lojtari është prirur që të transferohet në La Ligë, në njërën ndër ligat më atraktive në Evropë.

Barcelona është duke menduar për pasuesit e Jordi Alba (33 vjeç) dhe Marco Alonso (31 vjeç), dhe Shaw duket se është i preferuar i ‘Blaugranave’.

Shaw aktualisht është me Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat