Henderson injoroi Mbappen

Futboll

Henderson injoroi Mbappen

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:39
Henderson injoroi Mbappen

Një incident qesharak është regjistruar nga kamera para çerekfinales së Francës kundër Anglisë (2-1) për Kupën e Botës.

Me dy skuadrat në tunel, pak para se të futej në fushë, Kylian Mbappe shkoi të shtrëngonte dorën me Jordan Henderson që ndodhej pranë tij.

Por mesfushori i Liverpool-it e injoroi plotësisht sulmuesin e Parisit, i cili reagoi me një buzëqeshje.

Është e paqartë nëse Henderson ishte thjesht plotësisht i fokusuar dhe nuk e pa 23-vjeçarin apo zgjodhi ta injoronte atë përpara se të përballeshin me njëri-tjetrin.

Megjithatë, edhe Mbappe ishte i buzëqeshur në fund të ndeshjes, pasi Franca u kualifikua në gjysmëfinale 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat