E ardhmja e Ronaldos

Futboll

E ardhmja e Ronaldos

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:52
E ardhmja e Ronaldos

Trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia ka folur në lidhje me spekulimet që Cristiano Ronaldo do të nënshkruajë kontratë me klubin e tij, që do ta bënte atë të pasur me 400 milionë euro për dy sezone

Ronaldo për momentin është pa klub pasi që u largua nga Manchester United pak para Botërorit, shkaku i një interviste të tij ku ai kritikonte klubin dhe trajnerin e tyre, Erik ten Hag. Ka pasur spekulime që sulmuesi do të luajë për skuadrën e Arabisë Saudite, Al- Nassr, edhe pse kapiteni i Portugalisë ka mohuar se ka arritur një marrëveshje për një pagë 400 milionë euro me herët në këtë muaj. Trajneri i Al Nassr, Garcia është pyetur për të dhënë mendimet në lidhje më këtë.

“Nëse dëshironi të më pyesni mua për Cristiano Ronaldo, do ju tregojë menjëherë”, tha ai për Gazzetta dello Sport. “Ju me njihni, nuk flas për këtë tregim. Le të presim. Kampionati i jonë pritet të fillojë përsëri”.

Ronaldo ka pasur disa javë të vështira kohëve të fundit ku përpos largimit nga United ai u eliminua edhe nga Botërori. Portugalia u eliminua n çerekfinale nga Maroku, me menaxherin Fernando Santos që e la në bankë superyllin në dy ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat