Scaloni: Ne dimë si të sillemi dhe kur humbasim

Futboll

Scaloni: Ne dimë si të sillemi dhe kur humbasim

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 13:55
Scaloni: Ne dimë si të sillemi dhe kur humbasim

Futbollistët e Argjentinës përfunduan në qendër të kritikave për shkak të sjelljes së tyre pas goditjes së 11-metërshave ndaj Holandës.

Gjithsesi trajneri i kombëtares Albiceleste, Lionel Scaloni u ka qëndruar pranë lojtarëve të tij duke theksuar se ata tregojnë respekt për kundërshtarët si kur fitojnë ashtu dhe kur humbasin.

“Ndeshja e asaj ditë u luajt ashtu si duhej. Ka raste që duhet të sulmosh dhe ka raste që duhet të mbrosh. Ka një arbitër që gjykon rastet e sjelljeve, ai vendos drejtësi. Ne dimë si të sillemi kur fitojmë apo humbasin. Humbëm ndaj Arabisë Saudite dhe u larguam në mënyrë të qetë.

Sfida ndaj Modriç dhe Kroacisë? Pres një ndeshje të vështirë ndaj një ‘skuadre’, e quaj të tillë pasi janë një grup i bashkuar dhe do na vendosin në vështirës.

Është kënaqësi të shohësh Modric në fushë. Është një shembull për shumë, jo vetëm për kualitetin si lojtar, por dhe për sjelljen e tij shembullore. Të gjithë ata që e duan futbollin, duan ta shohin atë në fushë”, deklaroi Scaloni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat