Europianët i japin shuplakë planit ambicioz

Futboll

Europianët i japin shuplakë planit ambicioz

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 16:35
Infantino

Plani më ambicioz i Xhani Infantinos ka dështuar. Presidenti i FIFA-s, prej vitesh kërkon që të organizojë një Kampionat Botëror mes klubeve, një aktivitet që zhvillohet një herë në katër vite që do të kishte prestigj të jashtëzakonshëm, përtej faktit që do të garantonte qindra miliona dollarë të ardhura për ta e sidomos për FIFA-n.

Por klubet europiane janë kundër dhe kjo ka bërë që të dështojë projekti që ishte prezantuar disa vite më parë me shumë pompozitet. Në javët e fundit, Infantino kishte shfrytëzuar udhëtimin drejt Katarit të drejtuesve të klubeve për të marrë pjesë atje në Asamblenë e ECA, organizatës që bashkon klubet europiane, për të prezantuar idenë e tui dhe për të marrë miratimin. Në Asamblenë e të premtes së kaluar, ai pritej të ishte në sallë për të diskutuar me klubet planin e punës.

Por kur u kuptua që në ditët para kësaj mbledhje se klubet e mëdha europiane ishin kundër dhe nuk do të firmosnin për praninë, Infantino lajmëroi në momentin e fundit se nuk do të ishte i pranishëm, duke bojkotuar kështu Asamblenë.

Për më tepër, në shenjë hakmarrje ai refuzoi të nënshkruante marrëveshjen e bashkëpunimit me ECA, ku përfshihet edhe kompensimi për lojtarët e grumbulluar me kombëtaret dhe kalendari ndërkombëtar për katër vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë, teorikisht klubet mund të refuzojnë në mars të lëshojnë lojtarët e tyre për ndeshjet kualifikuese të Europianit 2024.

Një kaos i pazakonte, vetëm se klubet europiane nuk pranuan tekën e radhës të presidentit të FIFA-s i cili është raportuar se kishte gjetur investitorë të fuqishëm për një aktivitet i cili do të zhvillohej në SHBA dhe që duhej të fillonte në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat