Ten Hag ende i pasigurt për datën e kthimit të Sanchos

Futboll

Ten Hag ende i pasigurt për datën e kthimit të Sanchos

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:12
Ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag vazhdon të jetë i pasigurt se kur do të rikthehet Jadon Sancho në stërvitje me skuadrën pasi që yllit anglez po i mungon besimi dhe përgatitja fizike.

Sancho nuk është paraqitur për United që nga barazimi 1:1 me Chelsean më 22 tetor dhe nuk ishte i përfshirë në grumbullimin e Anglisë për Kupën e Botës, raporton KosovaPress.

Më pas, 22 vjeçari u la jashtë ekipit të United për miqësoret në Spanjë, për të punuar në një program individual.

Sancho, i cili po kalon në sezonin e tij të dytë me United, tani është në garë me kohën për të qenë i gatshëm për rikthimin e United në aksion gjatë javës së ardhshme.

“Ne nuk e pamë atë në ndeshjet e fundit të United pasi që ai nuk ishte i përgatitur fizikisht, dhe ai tani është në një program individual. Ne duam që ta përfundojmë atë dhe shpresoj që ta shohim atë së shpejti. Ne duam ta rikthejmë atë sa më shpejtë që është e mundur, por unë nuk mund të ju jap një prognozë se kur do të jetë ajo”, tha Ten Hag.

Sancho e filloi sezonin mirë duke shënuar tre gola brenda tetë ndeshjeve, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të grumbullohej nga Anglia për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat