E habitshme/ Berlusconi shfrenon fantazinë, u premton lojtarëve një autobus plot me femra

Futboll

E habitshme/ Berlusconi shfrenon fantazinë, u premton lojtarëve një autobus plot me femra

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 18:38
Berlusconi

Silvio Berlusconi, presidenti i klubit italian Monza, u premtoi lojtarëve se do të sillte në dhomën e zhveshjes një autobus plot me femra, sipas një vidjoje që qarkullon sot në mediat sociale.

Ish-kryeministri dhe kreu i partisë “Forza Italia”, e ka bërë këtë deklaratë të kritikuar në fakt nga mediat italiane, në darkën e Krishtëlindjeve të djeshme të organizuar për skuadrën e Monzës.

Me mikrofon në dorë, Silvio Berlusconi tha se ishte i kenaqur që kishte zgjedhur një trajner të ri në shtator.

“Nga ana ime shtova një motivim shtesë sepse u thashë lojtarëve se përpara kemi Juventusin, Milanin etj. Nëse mposhtni një nga këto skuadra të mëdha, do t’ju sjell në dhomën e zhveshjes një autobus plot me femra”, tha ai.

“Gazzetta dello Sport” e kritikon si “deklaratë të keqe”. “La Republica” vë në dukje se kjo neveri nuk u postua në llogarinë e rrjeteve sociale të Berlusconit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat