Manchester Unites i ofron “pagë të çmendur” Benzemas

Futboll

Manchester Unites i ofron “pagë të çmendur” Benzemas

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 10:59
Karim Benzema

Manchester United dëshiron që t’ia marrë edhe një lojtar tjetër Real Madridit, pas Casemiros, 

Sipas asaj që raporton  Nacional, Manchester United janë duke shikuar për t’ia bërë një ofertë joshëse yllit dhe sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema, për të arritur kështu një marrëveshje të çmendur që ta sjellin atë në “Teatrin e Ëndrrave”. 

Fituesi i Topit të Artë 2022 ka qenë bateria kryesore e sulmit të Madridit dhe lider në dy sezonet që lanë pas. Por, për shkak të disa lëndimeve, bisedimet për një zgjatje të kontratës mes Bezemës dhe Madridit për momentin janë paralizuar. 

Me United që kursejnë miliona nga shkëputja e kontratës me Ronaldon, ata tani dëshirojnë t’i ofrojnë një kontratë joshëse me pagë të madhe, Benzemas. 

Djajtë e kuq janë të gatshëm që t’i premtojnë sulmuesit francez që të luajë vazhdimisht si titullar në 11-ën startuese të Erik Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat