Afër rekordit: Kemi edhe një hap të fundit

Futboll

Afër rekordit: Kemi edhe një hap të fundit

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:21
Afër rekordit: Kemi edhe një hap të fundit

Didie Deshamp hyri në histori, me finalen e dytë radhazi të një Botërori me Francën.

Dhe trajneri i kampionëve të botës që do të kërkojë të rikonfirmohet i tillë edhe për katër vitet e ardhshme, të dielën kundër Argjentinës, nuk e fsheh krenarinë për arritjen e tij.

“Ka emocion dhe krenari. Bëmë një tjetër hap shumë të rëndësishëm. Por kemi edhe një të fundit”, tha tekniku për mikrofonat e televizionit “TF1”, duke iu referuar finales së 18 dhjetorit me Argjentinën.

“Kemi qenë së bashku me lojtarët për një muaj dhe nuk ka qenë kurrë e lehtë. Por jemi shumë të lumtur që kemi shkuar kaq larg”, tha njeriu që i skadon kontrata, por me çdo mundësi pritet të rikonfirmohet në stolin e “Gjelave”.

Franca e tij do të tentojë që të bëhet skuadra e parë në 60 vite që fiton dy herë Kupën e Botës pas dopietës së Brazilit në 1958 dhe 1962 dhe Italisë në 1934 dhe 1938. Megjithatë, i vetmi trajner që e ka dërguar skuadrën e tij në dy finale ishte Poco në vitet 1930. Deshamp do barazonte Pocon me një fitore ndaj Argjentinës, ndërsa kapiteni i tij Hugo Loris mund të bëhet kapiteni i parë që do të gjejë Kupën e Botës në dy turne radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat