Kur Prishtina i mori pikë Sllobodës në Tuzëll! Isa Sadriu - lojtar i ndeshjes e Kujtim Shala shënues

Futboll

Kur Prishtina i mori pikë Sllobodës në Tuzëll! Isa Sadriu - lojtar i ndeshjes e Kujtim Shala shënues

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 20:37
Prishtina, nga e majtë në këmbë: Kelmendi, Lemajiq, Xh. Muriqi, Duraku, Stankoviq e Lepinjica. Ulur nga e majta: Nexhipi, I. Domi, Sadriu, Morina dhe Rrahmani.

Gjenerata e artë e Prishtinës që garoi për pesë vite në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, edhe sot përmendet nga gjeneratat e vjetra dhe me krenari për lojërat që treguan.

Kujtohen shumë ndeshje të gjeneratës së artë, ndër to edhe ajo në Tuzëll kur i morën pikë në Tuzëll Sllobodës, me 8 maj (e diel) të vitit 1988 në kuadër të javës së 29-të.

Prishtina luftonte për ekzistencë por që nuk e siguroi, duke rënë nga liga së bashku me Sutjeskën e Nikshiqit.

Kujtim Shala shënoi në Tuzëll, ndërsa Isa Sadriu u shpall lojtar i ndeshjes sipas sportit të “Rilindjes”.

Shala në minutën e 16-të ka shënuar, duke e barazuar rezultatin (1:1).  

Slloboda - Prishtina 1:1

Stadiumi "Tushanj" Tuzëll.
Shikues. 3.000.
Gjyqtarë: Joviq (Spliti), Sharac (Pançeva), Çirilloviq (Kragujevc):
Shënues: Millanoviq (14') - Shala (16').
Kartona të verdhë: Mërkiq, Beshireviq - Popuvac, Xh. Muriqi.
Slloboda; Haxhiq 6, Mërkiq 6, Toshiq 6, Millanoviq 7, Verllasheviq 7, Memisheviq 6, Mihiq 7, Millosheviq 6, Beshiroviq 6, Llukiq 6 (Stegmjajiq) dhe Kostiq 6 (Mostahiniq).
Prishtina: Shukri Paçarada 7, Gani Llapashtica 6, Isa Sadriu 8, Goran Popuvac 6, Sllavenko Kuzeleviq 5,  Xhevdet Muriqi 6, Fahredin Duraku 5, Abdyl Bellopoja 7, Dragan Lepinjica 6 (Mensur Nexhipi 6), Dragi Kaliçanin 6 (Fadil Muriqi 6) dhe Kujtim Shala 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat