Bën gati “listën”

Futboll

Bën gati “listën”

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:21
Bën gati “listën”

Bordi i Manchester United ka akorduar 200 milionë euro, po aq të shpenzuara në verë, për merkaton e dimrit.

Tekniku ten Hag, i ka kërkuar bordit të “djajve” afrime të lojtarëve “kyç”, në repartin sulmues, me synim kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Emrat për sulmin e United janë të njohur dhe dhuruan spektakël në “Katar 2022”.

Më konkretisht bëhet fjalë për anësorin e Chelsea, Christian Pulisic, sulmuesin e Benfica, Gonçalo Ramos dhe “super yllin” e PSV, Cody Gakpo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat