Drogba sheh Francën favorite

Futboll

Drogba sheh Francën favorite

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 23:29
Drogba

Franca do të ketë avantazhin në finale të dielën kundër Argjentinës për faktin se e ka fituar katër vite më parë. Ti di si ta përballosh presionin, sepse ke qenë atje. Por ata kanë lojtarë të rinj dhe do të jetë një eksperiencë e re për ta. Do të jetë hera e parë që disa prej tyre do të luajnë kundër Lionel Mesit gjithashtu.

Presioni do të jetë atje. Kjo Francë është shumë, shumë konkurruese, veçanërisht me Didie Deshampin në stol. Ata duan ta mbrojnë titullin. Argjentina e di që skuadrës së Francës nuk i pëlqen të marrë shumë goditje. Amerikanojugorët janë me të vërtetë agresivë dhe nuk do ta lejojnë Kilië Mbapenë që të luajë ndeshjen e tij të dielën. Ata do të përpiqen që ta bllokojnë sulmuesin, sepse e dinë që ai është kërcënimi kryesor i tyre.

Do të jetë e vështirë për ta që të përballojnë Tçuamenin, Grizmanin madje edhe Dembelenë. Ne nuk flasim për Dembelenë, por ai e ka ndihmuar shumë Zhyl Kundenë. Ka qenë duke punuar shumë fort. Ndërsa Antuan Grizman mua më ka surprizuar, por ai ka inteligjencën dhe cilësinë për ta bërë këtë. Më duket më shumë si Kante sesa si Grizman. Tani le të ndalemi pak edhe te Maroku. Kam parë një skuadër që dha gjithçka për të fituar në këtë gjysmëfinale kundër Francës.

Ata nuk ishin me të vërtetë të përqendruar në pasimin final për të shënuar dhe u ndëshkuan nga një Francë, e cila i shënoi golat kur kishin me të vërtetë rëndësi. Maroku ka ende një shans për të shkruar historinë dhe ta mbyllë në vendin e tretë në finalen e vogël të shtunën. Argjentinë-Francë do të jetë një finale e mrekullueshme.

Ne e thamë përpara ndeshjes se nëse ata do të krijojnë intensitet dhe nëse vazhdojnë që të lëvizin dhe përpiqen që të shfrytëzojnë krahun e majtë të skuadrës franceze atëherë do të jenë të rrezikshëm. Dhe pikërisht kështu ndodhi me Marokun. Shumica e rrezikut erdhi nga korsia e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat