Fitore dramatike e Bylisit

Futboll

Fitore dramatike e Bylisit

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 15:03
Fitore dramatike e Bylisit

Fitore dramatike e Bylisit në transfertë, ballshiotët ndalin vrullin e Egnatias!

Bylisi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Egnatias, për të ringjallur shpresat për mbijetesën në Superiore, teksa ndalin rrogozhinasit të cilët ishin nisur drejt zonës së Europës falë rezultateve të fundit.

90’+2’ GOOOL BYLISI! Shënon Ruçi pas një aksioni të rrufeshëm. Atshimene dhe Felipe Souza shohin gjuajtjet e tyre të bllokohen dhe më pas është mesfushori i cili vjen dhe me gjuajtjen e tij çon sferën në rrjetë.

Një gol me dedikim për vëllain e tij që u nda nga jeta pak ditë më parë dhe gjesti merr dhe duartrokitjet e publikut.

EGNATIA-BYLIS 0:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat