Zamorano: Ja çfarë do ta bëjë diferencën në finale

Futboll

Zamorano: Ja çfarë do ta bëjë diferencën në finale

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 16:15
Zamorano

Ivan Zamorano, ish-sulmues historik i Inter-it, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me finalen e Kupës së Botës që do të luhet të dielën në Katar.

Ish-sulmuesi ka folur veçanërisht për duelin special mes Lionel Messi-t dhe Kylian Mbappe nga të cilët të gjithë presin të shikojnë diçka më shumë gjatë ndeshjes.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar. Të dyja kombëtaret kanë shumë pika të forta, por mbi të gjithë disa individualitete të mëdha”, ka thënë Zamorano.

“Nuk luajën vetëm si skuadra, por kanë edhe disa lojtarë të fortë individualë që mund të thonë fjalën e tyre. Nga njëra anë është mbreti, që është Messi, nga tjetra Mbappe, që është princi.

“Në përgjithësi besoj se do të shikojmë një ndeshje shumë të luftuar. Ndeshja do të vendoset në mesfushë. Besoj se diferencën do ta bëjë mbi të gjitha mënyra si mesfusha e dy skuadrave do ta lëvizë topin për ta çuar në sulm”.

Domethënë, asnjë parashikim, por një vizion për atë që mund të jetë finalja e Katar 2022. Do të shohim nëse në fund do të fitojë “mbreti” apo “princi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat