Alioski do të mungojë deri në fund të vitit

Futboll

Alioski do të mungojë deri në fund të vitit

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:50
Alioski

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski, anëtar i Fenerbahces, për shkak të lëndimit, do të pushojë 2-3 javët e ardhshme.

Ai do të humbë të gjitha ndeshjet deri në fund të vitit, ku kryesuesi i tabelës do të luajë ndaj Trabzonsporit dhe në shtëpi me Hataysporin dhe mund të mos paraqitet as në ndeshjen me Antalyaspor të planifikuar për 3 janar.

Ai ka një problem muskulor dhe dhimbje në ijë që përjetoi gjatë stërvitjes.

“Alioski është diagnostikuar me ndrydhje të shkallës 2 dhe ka dhimbje në ije të cilat i ka përjetuar në stërvitje.

Ai do të fillojë stërvitjet pas 2-3 javësh pasi të marrë trajtimin e duhur”, thuhet në një deklaratë të Fenerbahces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat