Kahn zbulon përjetimet e kalimit në Munih

Futboll

Kahn zbulon përjetimet e kalimit në Munih

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:53
Kahn

Oliver Kahn gjithmonë do të mbahet mend për karakterin e tij “arrogant” dhe neutralizimin e goditjeve drejt së pamundurës.

Pavarësisht se tashmë ato janë një kujtim për Kahn, ai nuk ka ngurruar të rrëfejë përjetimet e para pas telefonatës së Uli Hënes për të mbrojtur kuadratin e Bajernit: “Ishte viti 1993 dhe më vjen një telefonatë nga Uli Hënes, fillimisht mendova se dikush po tallej me mua nga radiostacioni lokal.

Nuk po arrija ta besoja se ishte vërtetë Hënes. Ai më pyeti nëse unë kisha dëshirë të shkoja në Munih dhe të luaja për ta.

Përgjigjja ime erdhi si rrufe, e dalë nga thellësia e shpirtit, po! Të jem realist nuk besoja se kisha talent të madh, por kur dëgjoja të tjerët që shpreheshin se ky djalë do të jetë portier me të ardhme, fillova të besoja se mundesha.

Pjesa tjetër e historisë nuk ka nevojë për shumë fjalë”, përfundoi mes buzëqeshjesh Kahn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat