Infantino refuzon kërkesën e Zelenskyt për finalen

Futboll

Infantino refuzon kërkesën e Zelenskyt për finalen

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 18:40
Infantino refuzon kërkesën e Zelenskyt për finalen

Kupa e Botës në Katar është drejt fundit të saj. Kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur para se të ulet sipari në Botërorin më të veçantë të historisë, i pari i zhvilluar në dimër.

Të shtunën, në orën 16, do të luhet finalja e vogël mes Marokut dhe Kroacisë për vendin e tretë dhe një ditë më pas do të jetë radha e finales së madhe mes Argjentinës dhe Francës.

Një finale që duhej të ishte hapur me një mesazh të rëndësishëm, por që duket se kjo nuk do të ndodhë. Në fakt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duket se i ka kërkuar FIFA-s të publikojë një mesazh paqeje para fillimit të finales mes Argjentinës dhe Francës.

Megjithatë, duket se kjo kërkesë, siç ka bërë të ditur CNN, është refuzuar. Lideri ukrainas mësohet të jetë vënë në dipozicion për një ndërhyrje me video që duhej të transmetohej nga ekranet e stadiumit në Katar, por FIFA nuk ka qenë dakord.

“Mendonim se FIFA donte ta përdorte platformën e saj për një të mirë më të madhe”, ka thënë burimi i CNN, që nuk përjashton të gjendet një zgjidhje tjetër. FIFA dhe përfaqësuesit ukrainas, në fakt, duket se janë akoma në kontakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat