Fut në “dilemë” tifozët

Futboll

Fut në “dilemë” tifozët

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 12:56
Fut në “dilemë” tifozët

Karim Benzema ka futur të gjithë në “mendime”, teksa ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar, në Instagram, ku krahas ka shkruar, “Nuk më intereson”.

Fituesi i “Topit të Artë”, prej ditësh është protagonist i diskutimeve, mes Presidentit francez, Emmanuel Macron, që kërkon prezencën e “bomberit” në finale dhe teknikut Deschamps, që i kanë ardhur në “majë të hundës”, pyetjet lidhur me prezencën e sulmuesit të Real Madrid.

Benzema e ka humbur tashmë një finale Botërori, pasi mungoi në Kupën e Botës, “Rusi 2018”, pas skandalit të videove me përmbajtje seksuale, që përfshinë dhe shokun e tij te “gjelat”, Mathieu Valbuena.

Numri 9 i Real Madrid u kthye të luajë për “blutë”, në Evropianin e zhvilluar vitin e shkuar dhe në “Katar 2022”, Benzema duhet të ishte një yjet e padiskutueshëm të këtij turneu, por një dëmtim e la jashtë fushës pak para fillimit të kompeticionit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat