Finalja është më shumë se Messi kundër Mbappes

Futboll

Finalja është më shumë se Messi kundër Mbappes

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 11:56
Finalja

Sot Argjentina dhe Franca sfidojnë njëra-tjetrën në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar: Seleccion dëshiron të rikthehet në fitimin e Kupës së Botës pas 36 vitesh ndërsa Les Bleus duan të mbrojnë titullin e fituar në 2018.

Sfida brenda sfidës do të jetë Messi kundër Mbappe, dy numrat 10-të, lojtarët më të fortë tek Argjentina dhe Franca që luftojnë gjithashtu për renditjen e golashënuesit më të mirë (dhe Topin e Artë të Botërorit).

Tension në prag ndeshje mes Benzema dhe Deschamps me sulmuesin e Real Madridit që nuk do të jetë në Katar për të parë finalen. Më tej, trajneri i bluve iu desh të përballej me virusin që ditët e fundit ka prekur disa lojtarë në skuadrën e tij.

Emocione në shtëpinë e Albiceleste me Scalonin i cili deklaroi se donte të “kurorëzonte ëndrrën e madhe të të gjithëve ose të paktën të bëjmë krenar popullin tonë”.

Formacionet e mundshme Argjentinë-Francë. Nuk ka surpriza në asnjërin ekip. Di Maria dhe Lautaro në stolin e Argjentinës, por gati për t’u aktivizuar në vazhdim të ndeshjes. Deschamps gjen sërish Rabiot dhe Upamencano. Përpara një katërshe yjesh me terminalin sulmues Giroud. Messi dhe Mbappé padyshim në fushë.

Formacionet e mundshme

Argjentina (4-4-2): E. Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Tagliafico; De Paul, Paredes, E. Fernandez, Mac Allister; Messi, Alvarez.

Franca (4-2-3-1): Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappé; Giroud.

Stadiumi

Stadiumi ikonik i Lusail, i quajtur edhe Stadiumi Lusail, do të jetë ai i finales Argjentinë-Francë. Një impiant i krijuar vitet e fundit. Punimet nisën në pranverën e vitit 2017 dhe inaugurimi u bë më 22 nëntor me ndeshjen mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite.

Ky është një stadium me 86.250 shikues dhe që pas Botërorit do të ketë ristrukturim të mëtejshëm. Shumë tribuna do të çmontohen dhe do të mbetet një stadium për rreth 40,000 spektatorë.

Kjo do të jetë ndeshja e dhjetë e Katarit 2022 në stadiumin Lusail. Çuditërisht kjo do të jetë ndeshja e katërt e Argjentinës në këtë stadium, pas atyre kundër Arabisë Saudite, Holandës dhe Kroacisë.

Orari

Në orën 16 zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Pse FIFA zgjodhi këtë orë për ndeshjen më të rëndësishme? Përgjigja është shumë e thjeshtë.

Ky orar i lejon tifozët në çdo cep të botës të mos duhet të bëjnë sakrifica për të ndjekur finalen. Ora 16:00 është me orën tonë, korrespondon me orën 18:00 në Katar. Tifozët në Kaliforni do ta shohin ndeshjen në orën 7 të mëngjesit, ata në Japoni në orën 23:00.

Leo Messi dhe Kylian Mbappé janë futbollistët më të fortë në botë dhe janë liderët e dy finalistëve. Por Messi dhe Mbappé janë gjithashtu golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2022.

Të dy kanë shënuar 5 gola dhe do të luftojnë edhe për titullin e golashënuesit. Edhe nëse nuk do të jenë vetëm. Sepse në 4 gola janë dy lojtarë të tjerë që do të luajnë në finalen e Botërorit Katar 2022, pikërisht Olivier Giroud dhe Julian Alvarez.

Renditja e golashënuesve të botës në Katar 2022

5 gola: Leo Messi (Argjentinë), Kylian Mbappé (Francë)

4 gola: Julian Alvarez (Argjentinë), Olivier Giroud (Francë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat