Lokaj: Ishte ndeshja më e madhe në histori

Futboll

Lokaj: Ishte ndeshja më e madhe në histori

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 20:44
Lokaj

Andin Lokaj në emisionin sportiv “Favoriti i Botërorit” ka komentuar finalen e sotme të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Argjentina triumfoi kundër Francës në finale pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4:2.

120 minutat e kësaj sfide u mbyllën me rezultatin 3:3.

“Është interesant që dy lojtarët më të mëdhenj, Maradona dhe Messi, kanë fituar. Nuk kishte finale më të mirë që nga ajo e vitit 1986, kur Argjentina mposhti Gjermaninë”, tha Lokaj.

“Sot të njëjtën gjë e përjetoi edhe Messi, edhe më stresuese. Ishte ndeshje për infarkt. Ndeshja më e madhe në histori të Botërorëve dhe futbollit”, deklaroi Lokaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat