Humben jetën dy bashkatdhetarët tanë, kryesia e FFSHGJ ngushëllon familjet 

Futboll

Humben jetën dy bashkatdhetarët tanë, kryesia e FFSHGJ ngushëllon familjet 

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 22:13
Humben jetën dy bashkatdhetarët tanë

Kryesia e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, është tronditur që dy të rinjtë nga Kosova, humbën jetën tragjikisht.

Ata përmes një letre shprehën ngushëllime për familjet Seta e Hyseni.

“Kryesia e FFSHGJ ngushëllon familjet Seta e Hyseni dhe FC Albania Mainz-Kastel

Para dy ditësh (më 16.12.2022) në mënyrë tragjike, në Wiesbaden (Gjermani) humben jetën dy bashkatdhetarët tanë Admir Seta (40 vjeçar) dhe Leutrim Hyseni (31 vjeçar). Siç njoftoi policia e Wiesbadenit, ata vdiqën nga goditja e një treni në këtë qytet.

Admiri ishte futbollist i disa klubeve gjermane dhe më vonë trajner i klubit shqiptar FC Albania Mainz-Kastel, kurse Leutrimi ishte anëtar aktiv i këtij klubi.

Kryesia e FFSHGJ, në emër të komunitetit futbollistik shqiptar në Gjermani u shpreh ngushëllime familjeve Seta e Hyseni si dhe klubit FC Albania Mainz-Kastel për humbjen e familjarëve dhe anëtarëve të tyre.

Admiri kishte vendosur që nga janari të kthehej sërish në pozitën e trajnerit të klubit shqiptar.

Pushofshi në paqe Admir e Leutrim”, shpreh ngushëllime Kryesia e FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat