Zyrtare: Benzema pensionohet nga kombëtarja franceze

Futboll

Zyrtare: Benzema pensionohet nga kombëtarja franceze

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 15:48
Karim Benzema

Legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, zyrtarisht ka njoftuar për pensionimin e tij nga kombëtarja e Francës.

“Bëra përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë! Unë shkrova historinë time dhe e jona përfundon”, ka shkruar Benzema në Facebook.

Benzema ka zhvilluar 97 lojë me kombëtaren franceze duke shënuar gjithsej 37 herë.

Francezi ishte grumbulluar në ekipin kombëtar edhe në Katar, por për shkak të një lëndimi u detyrua të mos vazhdonte të luante.

Aktualisht, Benzema është lojtari kryesor i Real Madridit, me të cilin e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve herën e fundit.

Për shkak të sukseseve me ekipin e tij, Benzema është shpërblyer me Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat