Juventus dhe befasia 5 milionë euro

Futboll

Juventus dhe befasia 5 milionë euro

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 15:33
Juventus dhe befasia 5 milionë euro

Paul Pogba rrezikon të kthehet në çështje tek Juventus. Mesfushori francez, siç konfirmoi edhe trajneri Allegri në orët e fundit pas ndeshjes së fundit miqësore ndaj Arsenalit, nuk do të jetë në dispozicion as pas kthimit nga pauza.

Për ta parë sërish në fushë do të duhet të presim, pothuajse me siguri, muajin shkurt. Francezi ka 5 muaj jashtë, me tre muaj e gjysmë që nga operacioni që supozohej t’i zgjidhte problemet me meniskun në gjurin e djathtë, të cilin e dëmtoi në fund të korrikut gjatë turneut në SHBA.

Nga të dhënat e raportuara nga La Gazzetta dello Sport, Pogba tashmë i ka kushtuar Zonjës së Vjetër 5.24 milionë euro pagë bruto. Një befasi nëse mendohet se francezi, deri më tani, nuk ka luajtur ende asnjë minutë zyrtare.

Gjatë javës, mesfushori do të fillojë një program të personalizuar në fushë dhe, nëse gjithçka shkon mirë, ai do t’i bashkohet pjesërisht grupit pas Krishtlindjeve. Të shohim nëse më në fund tifozët do ta shohin në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat