Largohet nga dera e pasme

Futboll

Largohet nga dera e pasme

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 18:17
Isco

Përfundon pas më pak se pesë muajsh përvoja e ish-mesfushorit të Realit të Madridit, Isco, te Sevilla. Klubi andaluz do të njoftojë në orët në vazhdim prishjen e kontratës me lojtarin e lindur në Malaga.

Isco firmosi më 7 gusht me Sevillan, por historia e tij me këtë skuadër zgjati katër muaj e gjysmë.

Gjithçka nisi keq me shkarkimin e Julen Lopeteguit, për të marrë një rrugë pa kthim me diskutimin e tij të zjarrtë me Monchin disa javë më parë. Tani është koha për të kërkuar një sfidë të re. Isco do të largohet nga Sevilla nga dera e pasme, pavarësisht se nënshkrimi i tij kishte ngjallur entuziazëm të madh te skuadra andaluze.

Megjithatë fantazisti spanjoll nuk pritet të qëndrojë gjatë pa ekip, pasi është futbollist i lirë dhe shumë klube, kryesisht në Serinë A, po nxitojnë t’i ofrojnë një kontratë. Edhe në Angli, Lopetegui do ta donte te Wolves, teksa këta të fundit janë gati të shfrytëzojnë rastin për ta marrë me parametra zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat