Çmenduri e tifozëve, u hodhën nga ura mbi autobusin e kampionëve të Botës por njëri përfundoi në asfalt

Futboll

Çmenduri e tifozëve, u hodhën nga ura mbi autobusin e kampionëve të Botës por njëri përfundoi në asfalt

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 22:06
Çmenduri e tifozëve

Tifozët e Argjentinës sot ishin të papërmbajtshëm në festën e tyre për triumfin në Kupën e Botës teksa shoqëronin autobusin ku ishin Mesi dhe shokët e tij me trofeun e fituar dy net më parë në Katar.

Në një moment, autobusi po kalonte poshtë një ure dhe dy prej tifozëve bënë një çmenduri, duke tentuar të hidheshin në autobusin e hapur edhe pse lojtarët u bënë shenjë me dorë që të mos e provonin diçka kaq të rrezikshme.

I pari kërceu brenda në autobus dhe u kap menjëherë nga një nga personat e sigurisë të pranishëm në mjet.

Ndërsa i dyti nuk ishte aq me fat, pasi ra në pjesën e mbrapme të autobusit dhe përfundoi në asfalt, duke mbetur i lënduar në tokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat