Jetmir Topalli shënon ndaj Fenerbahces

Futboll

Jetmir Topalli shënon ndaj Fenerbahces

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 23:35
Jetmir Topalli

Istanbulspor është eliminuar nga Kupa e Turqisë, pasi sonte pësoi humbje nga Fenerbahçe në 1/16 e finales.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Sukru Saracoglu” përfundoi me rezultatin 3:1.

Golin e vetëm për mysafirët shënoi sulmuesi nga Kosova, Jetmir Topalli, në fundin e ndeshjes. Për të ishte ky goli i tij i gjashtë.

24-vjeçari ishte titullar dhe e luajti tërë ndeshjen. Përveç tij, te Isanbulspori u paraqiten edhe tre shqiptarët tjerë; Valon Ethemi, Eduard Rroca, Sidrit Guri.

Joshua King (31’) dhe Michy Batshuayi (34’, 54’) shënuan golat e fitores për Fenerbahcen, që siguroi kalimin për në fazën tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat