Fullkrug reagon pas komenteve të fansave

Futboll

Fullkrug reagon pas komenteve të fansave

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:48
Fullkrug reagon pas komenteve të fansave

Për të 2-tën herë rradhazi kombëtarja gjermane nuk arriti dot të kalojë në fëzën me eleminim direk të Kupe Bote dhe pas kësaj “katastrofe”, nuk kishin si të mungonin dhe komenetet nga fansat e “pancrave”.

Mirëpo, këto komente e kanë zhgënjyer totalisht, sulmuesin Niklas Fullkrug, i cili i siguroi tifozat se gjithë lojtarë që zbresin në fushë, luajnë me “shpirt” për kombëtaren.

“Nuk kam frikë të them se kam frikë se si u perceptua dështimi i ekipit kombëtar në Gjermani – fillimisht humbja nga Japonia dhe më pas rrëzimi në fazën e grupeve. Ky është një turp ekstrem.

Skuadrës ndonjëherë i urohet dështimi, jo suksesi. Nuk e di pse po ndodh kjo. Gjithçka që mund të them është se çdo lojtar në fushë është jashtëzakonisht krenar që vesh fanellën”,- tha sulmuesi i Werder Bremenit dhe Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat