Trezeguet i rekomandon Juves zgjatjen e bashkëpunimit me Rabiot

Futboll

Trezeguet i rekomandon Juves zgjatjen e bashkëpunimit me Rabiot

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 11:36

David Trezeguet beson se  Adrien Rabiot mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për Juventusin.  Kjo pasi ka raportime se Juve mund ta shesë mesfushorin në janar për të shmangur largimin e tij si lojtar i lirë kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.

"Ai është i klasit botëror, një lojtar i jashtëzakonshëm. Tani ai do të vlerësojë opsionet e tij. Lojtarët te Juventus nuk duhet të shqetësohen për atë që po ndodh jashtë fushës", ka thënë ish-sulmuesi i njohur.

Manchester United, Barcelona dhe Atletico Madrid janë skuadrat që e synojnë transferimin e futbollistit francez, i cili pati paraqitje të mirë në Botërorin "Qatar 2022", ku realizoi një gol dhe një asist në fitoren 4-1 në ndeshjen e parë ndaj Australisë. 

Rabiot duket se favorizon Unitedin. Ai më herët kishte shprehur dëshirën për të luajtur në Premier League.

“Më pëlqen shumë atmosfera. Është diçka që është vetëm në Angli. Është ndryshe nga Franca dhe Italia. Unë kam thënë gjithmonë se do të doja të luaja në Angli. Unë e kam atë dëshirë", kishte thënë francezi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat