Shtyhet sërish hapja e basteve?

Futboll

Shtyhet sërish hapja e basteve?

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:33
Shtyhet sërish hapja e basteve?

Pasi qeveria shqiptare miratoi buxhetin për vitin 2023 dhe përfshiu këtu edhe të ardhurat nga tatimi i kompanive të lojërave të fatit dhe basteve sportive “online”, atëherë pyetja që del në skenë është: Kur do të fillojnë të vendosin njerëzit baste përsëri?

Ky vendim është me efekt nga 1 janari, atëherë kur u mendua që edhe bastet të hapen. Burime për median bëjnë me dije se hapja e basteve sportive dhe funksionimi normal i tyre pritet që të shtyhet për në muajin mars, pasi ende nuk është gati sistemi i cili do të monitorojë kompanitë.

Deri tani, edhe pse u përfol shumë për reformim dhe jo një katrahurë me pika fizike, siç ishte më përpara, ende nuk është prezantuar ndonjë kompani, platformë apo mënyrë funksionimi të basteve sportive “online”. Kështu që qeveria pritet që ta shtyjë hapjen e basteve sportive me shumë mundësi për në muajin mars të vitit 2023.

Ajo që është parashikuar në buxhetin nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga bastet sportive parashikohet që të mblidhen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.

Kujtojmë që bastet në Shqipëri janë ndaluar që prej 1 janarit të 2019-ës dhe do të rikthehen pas tri vitesh. Ndërkohë që ende nuk dihet sesa do të shkojë për sportin nga lekët e taksimit të basteve./panorama sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat