Werghost sqaron përplasjen me Messin

Futboll

Werghost sqaron përplasjen me Messin

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 22:58
Werghost

Çerekfinalja e Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës, ishte një nga ndeshjet më dramatike në Botërorin e Katarit. 120 minuta betejë, rekord kartonësh dhe shumë tension e përplasje gjatë dhe pas sfidës.

Argjentina iu fal penalltive për të siguruar kualifikimin, ndërkohë që Leo Messi, pasi debatoi me trajnerin Van Gaal, iu drejtuar Wout Werghost teksa sfida ishte mbyllur: “Çfarë ke që shikon? Çfarë ke që shikon? Ik andej, budalla!”

Sulmuesi që luan me Wolfsburgun në Bundesliga, u fut në fushë nga stoli dhe “ringjalli” Holandën me dy golat e tij duke dërguar takimin në minutat shtesë. Werghost ka reaguar duke treguar se çfarë ndodhi mes tij dhe kapitenit të Argjentinës.

30-vjeçari i kërkoi Messit fanellën, por u përball me refuzimin dhe zemërimin e tij. “Mendoj se ai nuk e vlerësoi kërkesën time për të ndërruar fanellat, u habit disi. Kam shumë respekt për Leon, ai është më i miri ose një ndër më të mirët në histori.

Doja t’i tregoja respektin tim pas ndeshjes, por ai nuk ishte i gatshëm ta pranonte. Ishte ende i acaruar me mua. E vetmja gjë pozitive e kësaj historie është fakti që Leo tani e njeh emrin tim, e di si quhem”, deklaroi sulmuesi holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat