Gati dhe 50 milionë për mesfushorin e Juves

Futboll

Gati dhe 50 milionë për mesfushorin e Juves

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 13:31
Gati dhe 50 milionë për mesfushorin e Juves

Reali i Madridit ka rënë në gjurmët e Manuel Lokatelit. E përditshmja madrilene “AS” ka zbuluar listën e preferencave të trajnerit Karlo Ançeloti për janarin dhe për verën e ardhshme, në të cilën ekziston nevoja e një mesfushori që të luajë shpejt topin, por mbi të gjitha të jetë edhe një “nxënës i dalluar” për të mësuar nga Luka Modriç dhe Toni Kros, për të marrë trashëgiminë e tyre, kur këta të largohen.

Gjithsesi, i njëjti burim nënvizon se Lokateli nuk është emri i parë i listës së Realit të Madridit, por alternativa kryesore e tij. Ai që kryeson është talenti anglez i Borusias së Dortmundit, Xhud Bellingam, i cili shihet si Mbapeja apo Halandi i ri.

Klubi gjerman e kupton që kur futet në garë Reali i Madridit është e pamundur që dikush t’i rezistojë, por nëse Dortmundi nuk sheh në “pjatë” të paktën 90 milionë euro, gjithçka mund të vështirësohet dhe të hapen fronte të tjera, me ekipet angleze (Liverpulin në krye) që nuk dinë të kursehen.

Por nëse ky skenar i fundit ndodh, atëherë Ançeloti i ka hedhur grepat edhe te Manuel Lokateli, me Juventusin që nuk e sheh më si të pazëvendësueshëm lojtarin e blerë nga Sasuolo, ndonëse për kartonin e tij kërkon 50 milionë euro.

Kjo është gjysma e shifrës që kushton Bellingam, por diçka më shumë do të mësohet në ditët e ardhshme. Pasi siç dihet, Krishtlindjet dhe Viti i Ri sjellin shumë surpriza dhe dhurata.

Ky nxitim nga ana e kampionëve dhe rekordmenëve të Europës niset edhe nga fakti se Toni Kros, mbreti i pasimeve në Madrid, nuk e ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, ku edhe mundësia e një largimi nga Reali, apo edhe një tërheqjeje nga futbolli i luajtur është pjesë e planeve të gjermanit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat