Kumanova konfirmon pjesëmarrjen në “Pirin Cup Sandanski 2023”

Futboll

Kumanova konfirmon pjesëmarrjen në “Pirin Cup Sandanski 2023”

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:50
Kumanova

Klubi i futbollit Kumanova konfirmoi pjesëmarrjen në turneun e madh ndërkombëtar të futbollit “Pirin Cup Sandanski 2023” në Bullgari, nga 27 shkurt-3 mars 2023.

Trajneri i klubit të futbollit Kumanova, Ismet Zeqiri, konfirmoi pjesëmarrjen, duke thënë se do të marrin pjesë me dy gjenerata-2011 dhe 2012.

“Po, e  kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe mendoj se do të jemi gati për fillimin e këtij turneu, në të cilin do të marrin pjesë 170 ekipe të ndara në 10 kategori. Shpresoj se do të bëjmë paraqitje dinjitoze dhe të kthehemi me ndonjë kup ose medalje”, deklaroi për Open-TV, trajneri Ismet Zeqiri.

Në këtë turne të madh do të marrin pjesë ekipe nga Bullgaria, Turqia, Serbia, Kosova, Shqipëria, Rumania e të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat