Conte bën shaka

Futboll

Conte bën shaka

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:25
Conte bën shaka

Antonio Conte i është rikthyer humbjes së penalltisë nga Harry Kane në çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Francës, sfidë të cilën Anglia e humbi 2-1.

Kapiteni i “Tre Luanëve” realizoi të parën, por dështoi në tentativën e dytë për të mposhtur Hugo Lloris, duke goditur mbi tra, gafë që ndikoi që të mos barazohej ndeshja.

Sulmuesi i Tottenham mori përsipër përgjegjësitë e tij, duke deklaruar se zakonisht lojtarët përgatiten për një penallti, dhe jo dy gjatë një ndeshjeje.

Trajneri i tij në ekipin e Premier League, Antonio Conte ka bërë një autoironi në lidhje me goditjet nga pika e bardhë, teksa shpjegon se pse nuk ka humbur asnjë të tillë gjatë karrierës si futbollist.

“Futbolli është i tillë: i përbërë nga momente emocionuese dhe zhgënjyese. Harry shënoi penalltinë e parë dhe humbi të dytën. Unë për vete nuk kam humbur kurrë penallti. E dini pse? Sepse nuk kam gjuajtur asnjëherë. Isha katastrofë fare te penalltitë”, u shpreh trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat