Vujoviq kritikon ashpër gjestin e Dragan Stojkoviqit: Kur shan...

Futboll

Vujoviq kritikon ashpër gjestin e Dragan Stojkoviqit: Kur shan...

Nga: K. Goca Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 22:46
Vujoviq

Ish futbollisti i skuadrës së Hajdukut të Splitit, kroati Zoran Vujoviq (64 vjeç), ka thënë disa fjalë të forta dhe ia ka treguar vendin edhe Dragan Stojkoviqit, selektorit të Serbisë. 

Vojoviq thotë se kroatët janë kombëtare që luftojnë, ndërsa merr shembull për të keq Stojkoviqin se si shau gjatë ndeshjes (dihet botërisht shau nënën e shqiptarëve).

Stojkoviqi ka pas sjellje primitive në takim kundër Zvicrës sidomos ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, kur u dëgjua duke sha me nënë shqiptarët.

“Mendoj se kombëtarja kroate ka hyrë në turne me synime të qarta, ndryshe nga Serbia.

Ne e kemi shprehur atë ngarkesë patriotike. Ne luajmë kur është më e vështirë, gjë që e dallon kombëtaren kroate nga ajo serbe. Ne kemi një trajner që është shumë i përulur, i respekton të gjithë.

Nga ana tjetër, më ka pëlqyer PIksi si lojtar dhe ne njihemi, megjithatë nuk më pëlqeu sjellja e tij në pankinë kur shan, ne tashmë e dimë se çfarë, dhe më pas ai ia hedh fajin plotësisht lojtarëve.

Kjo është gjëja më e keqe që mund të bëjë një trajner.

Mendoj se në një farë mënyre lojtarët ia kthyen shpinën. Ato gjëra dytësore po i pengojnë”, tha Vujoviq për mediumin boshnjak "Sport Avaz".
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat