Halilhoxhiq: Ma hoqën krenarinë, nuk mund t’i harroj e as t’i fal

Futboll

Halilhoxhiq: Ma hoqën krenarinë, nuk mund t’i harroj e as t’i fal

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:39
Halilhoxhiq

Kombëtarja marokene e futbollit ishte një nga sensacionet e Botërorit të përfunduar së fundmi. Luanët e Atlasit u bënë kombëtarja e parë afrikane që luajti në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe ata u drejtuan nga Walid Regraui në Kampionatin Botëror.

Për kujtesë, Maroku përfundoi duke zënë vendin e katërt në turne, pasi u mund nga Kroacia në ndeshjen e medaljes së bronztë.

Ky sukses i Marokut u prit mirë në këtë vend afrikan, ndaj me kthimin e tyre, lojtarët dhe trajneri Walid Regragui u pritën nga Mbreti Mohamed VI.

Me atë rast, trajneri aktual ka kujtuar edhe paraardhësin e tij, Vahid Halilhodxhic, një ekspert i madh i BeH-së, i cili është më meritor për faktin se Maroku pati mundësinë të luajë edhe në Kupën e Botës. Domethënë, Halilhoxhiq u kualifikua me sukses me Marokun, pa yjet më të mëdhenj (Ziyech, Mazraoui), por disa muaj para se të filloj botërori Halilhoxhic u shkarkua.

“Bravo dhe një falenderim i madh për Vahid Halilhoxhiq i cili bëri një punë të shkëlqyer dhe krijoi këtë grup lojtarësh. Unë e solla mentalitetin tim atje. Kam sjellë diçka të re dhe lojtarët janë ata që sakrifikuan veten për të përmbushur gjithçka që kërkoj prej tyre”, tha Regragui në fjalimin e tij për publikun maroken.

Halilhoxhiq gjatë zhvillimit të Kupës botërore ishte sa më i rezervuar dhe nuk ka dashur të komentojë fare ndeshjet e Marokut, as për mediat kroate para ndeshjes kundër skuadrës së Daliqit. Po pyesnim nëse ai tani i duket ngushëllues të paktën falënderimi i trajnerit Regregui?

“Ju e dini që nuk kam komentuar fare për Marokun. Më thërrasin gazetarë nga Maroku, nga rajoni… por e kam të vështirë të them diçka.

Dhe këto fjalë nuk mund të lajnë hidhërimin tim dhe nuk mund të kompensojnë atë që më ka munguar me këtë turne. Ma hoqën krenarinë, nuk mund t’i harroj e as t’i fal. Sepse duhej të ishte edhe lamtumira ime në karrierën time si trajner. Kjo është gjithçka që mund të them për këtë temë”, tha 70-vjeçari Vahid Halilhoxhiq për tportal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat