Në Argjentinë “Fiksohen” Me Mbappen

Futboll

Në Argjentinë “Fiksohen” Me Mbappen

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 11:49
Në Argjentinë “Fiksohen” Me Mbappen

Pas triumfit ndaj Francës në Kupën e Botës, në radhët e lojtarëve argjentinas, emri i Kylian Mbappe ishte i preferuari për ta vendosur në lojë.

Kjo më pas u reflektua edhe tek tifozët, me amerikano-latinët që duken se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ngacmimet për lojtarin që në total iu shënoi katër gola (1 me penallti pas përfundimit të 120 minutave).

Së fundmi, në rrjetet sociale, argjentinasit shprehen se ata nuk po tallen me Mbappe, por janë duke festuar edhe për të, pasi tanimë ai ka një të dashur të vërtetë.

Kujtojmë se Mbappe deri para pak kohëve ishte i lidhur me modelen transgjinore, Ines Rau. Mirëpo, së fundmi, 24-vjeçari ka nisur një lidhje të re teksa bëhet fjalë për modelen belge, Stephanie Rose Bertram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat